Sulm terrorist në Francë, shoferi tenton të shtypë me makinë ushtarët (FOTO LAJM)

Policia franceze është në kërkim të një shoferi i cili u përpoq të vrasë disa ushtarë jashtë një baze ushtarake në Francën juglindore.

Ngjarja ka ndihur pranë një kazermë në Varces-Allières-et-Risset (Isère).

Shoferi fillimisht fyeu një grup ushtarësh, përpara se të rriste shpejtësinë e makinës për t'i shtypur ata, përcjell albeu.com

Asnjë nga ushtarët thuhet se nuk është lënduar gjatë sulmit, i cili ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit të së enjtes.

Automjeti thuhet se ishte vjedhur Peugeot 208, sipas Le Parisien. /albeu.com/




Shtuar më 29/03/2018, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori