Këto shenja po ju tregojnë se jeni duke ngrënë shumë bukë

Buka është një ushqim që ne e konsumojmë çdo ditë. Megjithatë, duhet të jetë e moderuar, sepse konsumi i tepërt i bukës mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Bright Side veçon pesë shenja që tregojnë se duhet të reduktoni marrjen e këtij ushqimi.

Nivelet tuaja të kolesterolit po rriten

Buka që bëni vetë mund të mos jetë përgjegjëse për rritjen e kolesterolit. Produktet si brioshët dhe pastat me gjalpë janë të pasura me yndyrna trans. Këto ushqime përmbajnë shumë gjalpë dhe vezë, të cilat mund të rrisin nivelin e kolesterolit nëse konsumohen rregullisht.

Skuqje dhe akne

Ushqimet si makaronat, orizi i bardhë, drithërat dhe çdo gjë e bërë nga mielli i bardhë mund të shkaktojnë probleme të lëkurës. Një studim tregoi se njerëzit që konsumonin shumë karbohidrate të rafinuara kishin një rrezik 30 për qind më të lartë për të zhvilluar akne. Kjo është kryesisht për shkak se këto produkte janë të pasura me sheqer, i cili rrit nivelin e insulinës.

Jeni të përgjumur pasi keni ngrënë

Kur konsumoni shumë bukë, sasi të mëdha të insulinës lirohen në gjakun tuaj. Insulina ndihmon që triptofani të qëndrojë në gjak më gjatë sesa do të dëshironit. Triptofani është një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, dy neurotransmetues që ndihmojnë në stabilizimin e humorit. Ata gjithashtu inkurajojnë gjumin dhe ndihmojnë në rregullimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit.

Tensioni juaj i gjakut rritet

Një fetë e thjeshtë buke mund të ketë deri në 230 mg kripë, që është 15 për qind e kufirit të marrjes së lejuar ditore. Një sanduiç i thjeshtë do të ketë dyfishin e sasisë. Ushqimet shumë të përpunuara si pica dhe sanduiçet rrisin më tej sasinë e natriumit.

Pasoja e marrjes së lartë të natriumit është rritja e presionit të gjakut dhe është fajtori sepse shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Humori juaj mund të ketë ulje-ngritje

Një studim ka treguar se nëse drithërat e rafinuara nuk treten siç duhet, komponimet e tyre mund të arrijnë në trurin e dikujt dhe të shkaktojnë disa lloje problemesh mendore. Ka dëshmi se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj grurit janë më të prirur ndaj skizofrenisë, çrregullimit bipolar, depresionit dhe ankthit.

Shumë njerëz që filluan një dietë pa grurë dhe produkte qumështi panë një përmirësim të ndjeshëm në shëndetin e tyre mendor.


Shtuar 13.03.2022 12:41