Sulm terrorist në Athinë, qëllohet me kallashnikov roja i selisë së PASOK (VIDEO & FOTO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një sulm terrorist ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku persona të armatosur qëlluan me kallashnikov kundër një autobusi të policisë jashtë zyrave të partisë opozitare greke PASOK në Athinë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 06:18 të mëngjesit, vetëm pak minuta pas ndërrimit të rojeve jashtë zyrave të partisë politike greke, në rrugën "Harilao Trikupi", në qendër të Athinës.

Një polic u qëllua me dy plumba dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Athinës, ndërsa në vendngjarje u gjetën të paktën 13 gëzhoja kallashnikovi.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se kanë parë një person për të cilin dyshohet se është atentatori, që largohet me vrap në lagjen "Eksarkia".

Policia e ndoqi autorin, por pa arritur ta ndalojë. Policia dyshon se sulmi është vepër e një celule të mbetur ende aktive pjesë e organizatave terroriste marksiste që operonin në Greqi.


Por partitë e opozitës akuzojnë qeverinë e Aleksis Tsipras se u ka lënë dorë të lirë ekstremistëve të majtë që kontrollojnë lagjen rebele "Eksarkia". /albeu.com/


Sulm terrorist në Athinë

Shtuar më 10/01/2017, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori