Sulm terrorist në Antalia, goditet me predha hoteli (VIDEO)
Dy predha kanë goditur një resort në jug të Antalias, në një autostradë midis qyteti të Antalias dhe Kemerit rreth orës 10:30 të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve turke, "Dogan", nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet e Antalias kanë deklaruar se "Mëngjesin e sotëm në orën 10:30, ndodhi një shpërthim në Antalia, Turqi, në qendrën e peshkimit Çalticak. Shkaku i sulmit është duke u hetuar".

Por, motivet e sulmit vazhdojnë të mbeten të paditura.

Muajt e fundit Turqia ka qenë shënjestër e një sërë sulmesh nga ISIS dhe separatistët kurdë, ndërsa mengjesin e sotëm të paktën 20 viktima humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të një auto-bome në afërsi të vendkalimit kufitar Bab al Salama në kufirin Siri-Turqi. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori