Sulm në parlamentin britanik, ka të vdekur
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Londër.

Një makinë me shpejtësi ka shkuar drejt selisë së Parlamentit Britanik, duke u përplasur me rrethimin.

Për pasojë një person ka vdekur.

Dëshmitarët janë shprehur se shoferi sulmoi me shpejtësi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane rrethuar zonën.

Policia metropolitane ka bërë të ditur se disa këmbësorë janë goditur nga makina.

Gjithashtu është mësuar se shoferi i makinës është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.
Shtuar më 14/08/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori