HARTA LIVE/ Shkoi ora 13:00! Futuni brenda dhe mos dilni pa arsye deri në 15:00

Ashtu siç pritej, temperaturat sot janë rritur ndjeshëm duke arritur deri në 39 gradë Celsius në zona të caktuara tëvendit.

Sipas instituteve meteorologjike rajonale, qytete si Lushnja, Berati, Kuçova, Fieri dhe Belshi janë duke përjetuar temperatura deri 38-39 gradë celsius gjatë ditës së sotme, ku kulmi është pikërisht tani në mesditë, mes orës 13:00 deri në 15:00.

Temperaturat e larta shkaktohen nga masat ajrore të nxehta që vijnë nga veriu i Afrikës.

Ndërkohë, Tirana raportohet se maksimumin do ta ketë 35 gradë, Elbasani 34, Shkodra 36, etj.

Për më tepër, ndiqni hartën LIVE


Shtuar 23.08.2023 13:06