Sulm në Jordani, raportohet për 5 të vrarë dhe disa të plagosur
Disa persona të armatosur kanë sulmuar patrullat e policisë në qytetin jordanez, Karak, duke vrarë pesë persona dhe plagosur disa të tjerë.

Mediet shkruajnë se sipas raportimeve të pakonfirmuara, mes të vrarëve është një turiste kanadeze.

Ende nuk ka asnjë grup që ta marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet.

Kujtojmë se Jordania është aleat i ngushtë i SHBA-së si dhe anëtar i koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja në luftë kundër ISIS-it në Siri dhe Irak./albeu.com/
Shtuar më 18/12/2016, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori