Sulm me bombë, 20 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur në Bagdad
Të paktën 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve me makinë-bombë në Bagdad.

Sipas medieve, mësohet se sulmet terroriste i ka marrë përsipër grupi ekstremist Shteti i vetëshpallur Islmaik.

Shpërthimi i parë ka ndodhur gjatë mesnatës ku për pasojë ndërruan jetë 13 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë, ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur rreth mëngjesit të sotëm ku 7 persona mbetën të vrarë dhe 38 të tjerë të plagosur.

Sulmet kanë ndodhur vetëm pak ditë ka filluar muaji i shenjtë Ramazani, gjatë të cilit irakianët zakonisht qëndrojnë deri vonë në mbrëmje jashtë, pas iftarit. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2017, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori