Putini si Hitleri, sëmundja që “pushtoi” të dy lidertët famëkeq, simptomat e Putin (VIDEO)

Gjatë gjithë kohës që prej fillimit të luftës dhe daljeve publike të Vladimir Putin, ai është parë duke bërë veprime të pa vetdijshme të cilat janë interpretuar nga mediat si lëvizje që tregojnë se Putin vuan nga një sëmundje.

Një ditë më parë mediat e huaja publikuan një video, ku shihej Presidenti rus, Vladimir Putin duke iu dridhur duart.

Këto imazhe shtuan edhe më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit.

Video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitler dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Imazhet ishin nga të fundit që ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.

Ajo kishte si qëllim të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po rrethonin kryeqytetin gjerman.

Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.

Historiani britanik Richard Evans tregoi më parë se si Hitleri filloi të shfaqte simptoma të sëmundjes së Parkinsonit në fillim të luftës.

Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve.

Kujtojmë se Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.

Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.

Deri atëherë, Gjermania ishte në prag të humbjes totale kundër forcave aleate dhe ruse./albeu.com