Sulm kamikaz, të paktën 42 të vdekur në Siri
paktën 42 persona, të cilët i përkisnin forcave siriane të sigurisë, kanë mbetur të vdekur pas sulmeve që kishin në shënjestër ndërtesat qeveritare të sigurisë në qytetin airian të Homsit, njoftoi sot një grup monitorimi.

”Mes viktimave ishte edhe shefi i shërbimit sekret ushtarak të qytetit”, shtoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Këto sulme, për të cilat besohet se janë kryer nga kamikazë, kanë lënë edhe një numër të papërcaktuar të plagosurish, përfshirë shefin e shërbimit të sigurisë për Homsin”, thuhet në raportin e OSDH-së.

Deri tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
/albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori