Sulm kamikaz në zyrën e inteligjencës ruse, konfirmohen vdekje dhe plagosje
Inteligjenca ruse është sulmuar së fundmi nga një person "kamikaz".

Përsoni në fjalë ishte i armatosur gjer në dhëmbë dhe në trup mbante një sasi eksplozivi.

Por në momentin që kamikazi po hynte në zyrat e FSB-së pajisja e eksplozivit i ka shpërthyer në dorë duke e lënë te vdekur në vend.

Gjithashtu raportohet se janë plagosur edhe tre punonjës të FSB-së.

Para incidentit, disa mesazhe në aplikacionin e Telegram nga një anarkist paralajmëruan për një sulm ndaj FSB-së.

Nuk dihet nëse mesazhet janë shkruar nga vetë sulmuesi.

Guvernatori rajonal Igor Orlov tha se shpërthimi ndodhi fare pranë hyrjes së ndërtesës. Ai shtoi se zyrtarët po punojnë për të përcaktuar llojin e eksplozivit të përdorur nga terroristi.

“Tre janë në spital, ka një të vdekur, ndërsa personi po identifikohet” , tha Orlov. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori