Sulm kamikaz në Pakistan, 12 të vdekur
Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të dy bombave në një gjykatë në Pakistanin veriperëndimor. Shpërthimet u shënuan në gjykatën lokale në qytetin e Mardanit.

“Deri tani kemi gjetur 12 trupa avokatësh policësh dhe civilësh”, u shpreh Haris Habib, zyrtari më i lartë forcave të shpëtimit.

“Përveç kësaj, ne shpëtuam 52 të plagosur, shtoi Habib.

Mësohet se atentatori fillimisht lëshoi një granatë e më pas u hodh në erë në mes të turmës. Mediat lokale thonë së sulmi u mor përsipër nga Jamaat ul Ahrar një grup i talebanëve.

I njëjti grup ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur pak ditë më parë në spitalin në Kueta, ku mbetën të vrarë 73 persona. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori