Sulm i paprecedent, nxehen gjakrat mes Anglise dhe Rusisë
Anglia ka marrë rreth vetes SHBA, Gjermaninë dhe Francën duke ushtruar një presion të madh ndaj Rusisë pas sulmit me gaz nervor ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal një javë më parë në territorin britanik, shkruan Albeu.com.

Perëndimi e ka cilësuar këtë sulmin e parë me gaz nervor që prej Luftës së Dytë Botërore duke e konsideruar një cënim i sovranitetit territorial të Britanisë së Madhe.

Anglia i dha ultimatum Rusisë që të merrte përsipër ngjarjen e rëndë të vrasjes së agjentit rus, por Kremlini zyrtar nuk u përgjigj duke detyruar britanikët që të ndërmarrin hapa të tjerë ndëshkues.

Një ndër t'a ishte largimi i 23 diplomatëve rus që dyshohet se bëjnë aktivitet spiunazhi në Angli, veprim të cilit Rusia pritet t'i përgjigjet duke larguar 46 diplomatë britanikë.

Anglia ka ndaluar të gjitha kontaktet në nivele të larta me Rusinë, ndërsa pritet që të bojkotohet edhe Botërori i Futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori