Qeveria e Suedisë është
qeveria e parë e një shteti te BE-se që e ka
njohur pavarësinë e shtetit të Palestinës.
I sapozgjedhuri, kryeministri Stefan Lofven, ditë më parë njoftoi për veprimin gjatë ceremonisë së betimit të tij, më 3 tetor, por kjo nuk pritej që të ndodhte kaq shpejt, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz.
"Disa do të thonë se vendimi i sotëm vjen shumë herët. Unë kam frikë se është shumë vonë ", shkruan
ministri i Jashtëm, Margot Uallstrom
Ministri i Jashtëm suedez ka shtuar se
Suedia ka parë se bisedimet mes të dyja vendeve kanë ngecur, se tokat e palestinezëve po zihen nga izraelitët dhe se dhuna e terrori janë klthyer sërish në pikën nevralgjike të konfliktit, në Gaza.
Palestina është e
njohur nga 134 shtete të botës.
Shteti palestinez njihet edhe nga Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, të cilat e kanë marrë vendimin për njohje përpara se të hynin në Bashkimin Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 15:39