Suedia ndal hetimin kundër Assange lidhur me akuzat për përdhunim
Pëlqej
Suedia ka hequr dorë nga hetimi i themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, i akuzuar për përdhunim.

Pas 7 vjetësh, mandat-arresti i lëshuar në emër të tij tërhiqet dhe Assange mund të marrë frymë lirisht.

Për të shmangur dërgimin në Suedi, 45-vjeçari u strehua në 2012-n në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, e që atëherë nuk ka dalë më prej andej nga frika e prangosjes dhe ekstradimit.

Assange kërkohej nga Stokholmi për t’u marrë BE pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga dy gra për krime seksuale, të cilat ai i mohon me forcë. /albue.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori