Suedi/ Mardhëniet intime jokonsensuale do të quhen përdhunim
Pëlqej
Suedia ka miratuar një ligj të ri duke thënë se seksi pa pëlqim është përdhunim, edhe kur nuk ka kërcënime apo forca të përfshira.

Ligji i ri, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, thotë se një person duhet të japë pëlqimin e qartë, verbal ose fizik, shkruan Albeu.com.

Prokurorët nuk do të kenë më nevojë të provojnë dhunën ose viktima është në një situatë të prekshme për të vendosur përdhunim.

Aktivistët kanë mirëpritur ndryshimet, por kritikët thonë se ligji nuk do të rrisë numrin e dënimeve për përdhunim, raporton BBC.

Me legjislacionin e ri, të miratuar në parlament me 257 vota kundër 38, Suedia bashkohet me vende të tjera evropiane si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania ku seksi pa pëlqim konsiderohet përdhunim. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2018, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori