Suedi, kërkohet referendum për daljen nga BE
Pëlqej
Udhëheqësi i demokratëve nga ekstremi i djathtë në Suedi kërkon referendum mbi anëtarësimin në BE, duke shpresuar për një rezultat "Swexit".

Jimmie Åkesson, 39 vjeç, e cilësoi BE si një rrjet të madh korrupsioni dhe tha se Suedia duhet të mbajë një referendum pas zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.

Demokratët e Suedisë janë aktualisht partia e dytë më e madhe në vendin skandinav.

Elektorati i saj u shtua pas krizës së emigrantëve në Evropë, ku Suedia mori më shumë refugjatë për kokë banori se çdo vend tjetër i BE-së.
Shtuar më 20/06/2018, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori