Suedi, emigranti godet me grusht kandidatin e partisë ekstremiste (VIDEO)
Një anëtar i partisë suedeze e krahut të djathtë "Alternativa për Suedinë" (AfS), i cili aktualisht po kandidon për në parlament, thotë se është "goditur në fytyrë" nga një emigrant i ri gjatë një ndalese për fushatën zgjedhore në perëndim të vendit

Duhej të ishte një takim i zakonshëm i fushatës, të cilën çdo parti në Suedi mban përpara zgjedhjeve. Por gjërat shkuan keq për AfS-në në qytetin e Uddavalla, ku partia, e njohur për retorikën e saj të linjës së ashpër kundër emigrantëve, vendosi të ndalonte.

Një grup i anëtarëve të AfS, duke përfshirë kandidatin parlamentar Markus Jonsson, u takua nga një turmë e zemëruar e të rinjve, të cilët bërtisnin, këndonin slogane dhe mbanin pankarta që thoshin: "Shkatërroni racizmin!"

Ndërsa anëtarët e AfS -së filluan të paraqesin programin e tyre, gjërat shpejt u dolën jashtë kontrollit. Turma e njerëzve, shumë me sa duket me prejardhje nga radhët e emigrantëve, filluan të hidhnin vezë drejt tyre. Në një moment dikush nga turma sulmoi Jonsson dhe e goditi atë në tokë.
Shtuar më 31/08/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori