Suedi, alarm për bombë në avion
Një aeroplan Boing 777 me 273 persona në bord ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Arlanda të Stokholmit për shkak të alarmit për bombë.

Aeroplani ishte nisur nga Kanadaja drejt Pakistanit dhe vendimi për uljeSuedi u mor pas informacioneve të policisë kanadaze se një nga udhëtarët kishte lëndë shpërthyese me vete.

Policia morri pasagjerin e dyshuar, por pa e evakuuar aeroplanin e linjës Toronto-Karaçi.
Shtuar më 25/09/2010, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori