Shkodra nuk bie dot në qetësi, infermierja dhe një vajzë infektohen me Covid-19

Shkodra nuk po gjen dot qetësi dhe rastet me Covid-19 shtohen dita-ditës.

Ditën e sotme në këtë qytet janë shënuar dy raste të reja me koronavirus.

Një infermiere në fshatin Prekal, banore në lagjen “Fermentin”, është konfirmuar si e infektuar.

Ndërkohë rasti i dytë është vajza e gruas në lagjen “Kiras”, që u konfirmua dje si pozitive. Sakaq, 29 ditën e djeshme jane bërë 29 tamponë në Shkodër, prej të cilëve 2 janë konfirmuar pozitivë.


Shtuar 28.04.2020 08:41