Stuhia e dëborës prek 115 milion amerikanë
Vala e dytë e stuhisë dimërore pritet të sjellë reshje të mëdha të borës, erëra të fuqishme dhe temperatura shumë të ftohta në pjesën qendrore dhe veri-lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasojat e këtij moti do ta përfshijnë një popullsi prej 115 milonë njerëzve.

Meteorologët parashikojnë se reshjet do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vazhojnë edhe të dielën.

Vendet e para që do të mbulohen nga bora janë Bostoni dhe Nju Jorku, ndërsa më vonë këto reshje do të jenë të përziera me shi dhe akull.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork ka parashikuar reshje të borës me trashësi prej 15 centimetrash, e cila mund të jetë e përzier me akull. Pritet që gjatë ditës temperaturat të jenë më të larta dhe të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë natës priten ngrica.

Pritet që moti i lig ta shkaktojë anulimin e rreth dy mijë fluturimeve, ndërsa kompanitë e fluturimeve kanë lëshuar njoftime paralajmëruese për udhëtarët. Një aeroplan në Nebraska ka rrëshqitur nga pista, duke shkaktuar mbylljen e aeroportit për disa orë. Raportohet se asnjëri nga 150 udhëtarët nuk janë lënduar.
Shtuar më 19/01/2019, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori