Kompanitë ajrore kanë
anuluar 60
fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën.
Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airëays, Lufthansa dhe KLM kanë
anuluar 60
fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.
Autoritetet thanë se
erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.
Shtuar më 10/02/2020,
ora 08:35