Stuhi e fuqishme në Holandë, shihni si era përplas njerëzit në tokë (VIDEO)
Pëlqej
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit ka pezulluar të gjitha fluturimet për gati një orë dhe shërbimi kombëtar hollandez hekurudhor ndaloi trenat anembanë vendit pasi një stuhi e fuqishme goditi Holandën dhe goditi pjesët e tjera të Evropës.

Pasagjerët u bllokuan pasi Schiphol ndërpreu fluturimet sot rreth orës 11, përcjell albeu.com

Ndërsa më shumë se 200 fluturime u anulluan.

Trafiku në rrugët holandeze u zhyt në kaos, me erën që frynte dhe rrëzonte pemët dhe pengonte përpjekjet për të pastruar rrëmujën.

Në Amsterdam, autoritetet ndaluan të gjitha tramvajet dhe mbyllën kopshtin zoologjik të qytetit.

Shërbimi kombëtar i motit rregjistroi erëra deri në 140 km/h në portin jugor të Hook të Holandës, ndërsa stuhia kaloi mbi bregun holandez.

Shtuar më 18/01/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori