Bilancet e fundit me Covid-19 në Shqipëri, rriten ndjeshëm infektimet

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 182
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,613

Testime totale 929,945
Raste pozitive 133,912
Raste të shëruara 130,418
Raste Aktive 1,035
Humbje jete 2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 364
Shkodër 159
Vlorë 103
Elbasan 98
Fier 85
Lezhë 60
Berat 49
Durrës 49
Kukës 24
Gjirokastër 20
Korçë 18
Dibër 6


Shtuar 8.08.2021 17:23