Studimi tronditës, një në tre gjermanë vuan nga trauma e Luftës së Dytë Botërore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një gazetare gjermane ka kryer një studeim dhe thotë se një e treta e gjermanëve vuan aktualisht nga trauma e Luftës së Dytë Botërore.

Gazetarja Sabine Bode, në një intervistë dhënë "Die Welt" ka sqaruar se 70 vjet pas luftës trauma ka prekur gjermanët në masë, madje edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e luftës.

Sipas saj, kjo traumë psikologjike është pasuar nga brezi në brez.

"Një pjesë e gjeneratës së nipërve të luftës, që do të thotë, ata që kanë lindur në vitet 1960 dhe 1970, vuajnë nga ankthi i pashpjegueshëm dhe një ndjenjë e pasigurisë që nuk gjen burim në jetën e tyre të përditshme. Edhe kur duan të fillojnë diçka të re, ata janë të bllokuar - me një këmbë nëpër shpejtues dhe tjetrën në frena", thotë ndër të tjera gazetarja gjermane.

Sipas saj, personat vuajnë nga depresioni, ç'rregullimi i gjumit dhe nga fakti se nuk gjejnë dot përqëndrim në veprimtarëitë e përditshme që kryejnë në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori