Studimet e larta në SHBA, rruga e arratisë
Albeu.com
Kush ka mundur të përfitojë një të drejtë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hezituar të kthehet sërish në vendlindje. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me shqiptarët.Ndaj, tre ditët e konferencës ndërkombëtare mbi zhvillimin e arsimit i janë kushtuar "Brain Gain". Me ftesë të sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rise, në këtë eveniment ka marrë pjesë edhe Universiteti i Tiranës, me përfaqësues, rektorin Dhori Kule. Ai u shpreh për Shqip se "konferenca treditore që u zhvillua në Uashington mblodhi 200 rektorë të universiteteve më të mira nga të gjitha kontinentet. Sipas tij, në këtë takim pune morën pjesë edhe afro 100 politikanë dhe ishte organizuar nga sekretarja e Shtetit Rais dhe sekretarja e Shtetit amerikan për Arsimin, Margaret Spellings etj. "Mesazhi që u tha në këtë takim ishte se të huajt që diplomohen në SHBA duhet të kthehen në vendet e origjinës për të aplikuar dijet e fituara", kështu u shpreh Kule, i pyetur për qëllimin e këtij samiti në Uashington. Aty janë publikuar edhe shifrat e fundit, ku tregohet se 2/3 e atyre që shkojnë me studime në SHBA nuk kthehen më në vendet e origjinës. Gjatë takimit, janë shpalosur ide se si mund të kryhet "Brain Gain" "thithja e trurit". Po kështu, Samiti i Arsimit ka shërbyer edhe për vënien e kontakteve mes drejtuesve universitarë të universitete amerikane, me ato të vendeve të ftuara në këtë samit. Sipas rektorit Kule, Universiteti i Tiranës ka mjaft lidhje me universitetet prestigjioze amerikane, të cilat u thelluan gjatë samitit të fundit për arsimin në Uashington. (Shqip)
Shtuar më 13/05/2008, ora 08:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori