Studim/ Norvegjia është vendi më i mirë për tu plakur
Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet çdo vit në datën 1 tetor, në bazë të një raporti të fundit është arritur në përfundimin se Norvegjia është vendi më i mirë për t’u plakur.

Ky përfundim është në sajë të një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç. Më konkretisht, Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende. Në renditjen e parë ai ka vendosur Australinë, Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin.

Më tej raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 % e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç. Ky studim është arritur duke analizuar disa indikatorë kryesorë. Indeksi ka bërë matje në katër fusha të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit. Pas Norvegjisë, raporti rendit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori