Studentët në Hong Kong derdhen në protesta në kërkim të demokracisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me mijëra studentë dhe qytetarë në Hong Kong janë ngritur kundër Kinës, në kërkim të demokracisë.

Policia ka përdorur ndaj demonstruesve shkopinj gome dhe gazlotsjellës, por megjithatë turma nuk është shpërndarë.

Turma kërkon që Kina ti japë demokraci të plotë Hong Kongut.

Hong Kongu u rikthye nën regjimin e Kinës në vitin 1997 nën një formulë që garantonte më shumë liri e autonomi sesa në Kinë, duke premtuar dhe të drejtë universale vote.

Por muajin e kaluar, Pekini refuzoi zgjedhjen e lirë të liderit të ardhshëm të qytetit, duke nxitur protestat e aktivistëve.

Besohet se më shumë se 80.000 persona kanë dalë nëpër rrugët e një prej qendrave më të medha industriale të botës. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori