Pjesa e parë mbyllet me spektakël në “Emirates Stadium”, Arsenal kryeson

Pjesa e parë në “Emirates Stadium” është mbyllur me tre gola të shënuar, 2-1 për Arsenalin.

Topçinjtë e Artetës kaluan në avantazh në minutën e tretë të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Në minutën e 28-të, Nketiah dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri duke dhënë pozicion jashtë loje.

Por pak më vonë, në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, C.Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur.

Të dyja ekipet patën disa raste dhe është një ndeshje tepër sfiduese, me të dyja palët që kërkojnë fitoren./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 14:20