Stiglitz nuk e perjashton fundin e euros
Albeu.com
Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, amerikan Joshepf Stiglitz e parasheh fundin e mundshëm të valutës euro nëse Evropa nuk arrin sukses të zgjidhë “problemet themelore institucionale”.
Në bisedë për BBC-në, Stiglitz, me rastin e ndihmës së Unionit Evropian dhe FMN-së për Greqinë, tha se një zgjidhje e tillë mund të ketë jetë një kohë, por në një afat më të gjatë kohor nuk “do të ulë ashpërsinë me të cilën spekuluesit do të llogarisin në dobësimin e euros”.

Në pyetjen se a do të thotë kjo fundi i euros, Stiglitz u përgjigj se “nuk përjashtohet fundi i euros dhe se shumë ekspertë janë të brengosur për ardhmërinë e euros”.

Nëse Evropa “nuk i zgjidhë problemet fundamentale institucionale, ardhmëria e euros do të jetë shumë e shkurtër”, u shpreh novelisti amerikan, i cili nuk beson se ndihma e ofruar Greqisë do të mjaftojë për të ndalur përhapjen e problemit edhe në anëtaret e tjera të eurozonës”.
Shtuar më 05/05/2010, ora 19:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori