Stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut, Kim Jonf Un refuzon negociatat
Pëlqej
Pheniani njoftoi të premten se nuk do të zhvillojë bisedime me SHBA-në dhe Korenë e Jugut mbi programin e tij të armëve bërthamore, për sa kohë që të dy vendet, do të vazhdojnë të zhvillojnë stërvitjepërbashkëta ushtarake.

"Ka stërvitje të vazhdueshme ushtarake ku përdoren mjete bërthamore, si dhe aeroplanmbajtëse e bombardues strategjikë ...stërvitje që zhvillohen kundër vendit tim", tha ambasadori i Koresë së Veriut Han Tae Song, të premten gjatë një interviste ekskluzive në Gjenevë.

Më 11 nëntor, Uashingtoni dhe Seuli filluan katër ditë stërvitjepërbashkëta detare në ujërat jashtë bregut lindor të Koresë së Jugut.

Stërvitjet e përbashkëta u kryen me qëllimin për të shfaqur "vullnet dhe gatishmëri të fortë ushtarake për të mposhtur çdo provokim nga Koreja e Veriut", thuhej në një deklaratë të javës së kaluar të ushtrisë së Seulit.

Ndërkohë, forcat ushtarake amerikane dhe ato japoneze filluan stërvitjen e tyre ushtarake në ujërat e Okinavës. Qëllimi i saj është gjithashtu t’i dërgojë një sinjal të fuqishëm Penianit mbi aftësitë e Amerikës për të mobilizuar me shpejtësi një forcë të fuqishme ushtarake.

Ambasadori i Koresë së Veriut, Han minimizoi rëndësinë e sanksioneve të reja që administrata e Presidentit Donald Trump ka thënë se po përgatit, përfshirë dhe vendosjen e mundshme të Koresë së Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Pheniani është nën presion të fortë ndërkombëtar për të ndaluar programin e saj bërthamor që bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. /albeu.com/



Shtuar më 17/11/2017, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori