Steinmeier: Tani e kemi më të vështirë t’ia zgjasim sanksionet Rusisë
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se një marrëveshje për rivendosjen e sanksioneve kundër Rusisë kur ato të tanishëm skadojnë më 31 korrik, është bërë më e vështirë për t’u arritur për shkak të kundërshtimit në rritje nga disa anëtare të Bashkimit Europian.

Reuters ka raportuar se sanksionet ekonomike të Bashkimi Europian kundër Rusisë ishin vendosur për një kohëzgjatje një vjeçare në korrik të vitit 2014 si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të saj në Ukrainë dhe janë zgjatur dy herë në vitin 2015.

“Jemi të vetëdijshëm se rezistenca në BE për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë është rritur,” deklaroi Steinmeier, i cituar nga agjencia e lajmeve e Lituanisë “BNS.

Gjermania dëshiron t’i mbajë në fuqi sanksionet deri në momentin kur marrëveshjet për paqe e Minskut në mes të Rusisë dhe Ukrainës zbatohen, përfundoi Steinmeier./Albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori