Steinmeier synon te behet kancelar i Gjermanise
Albeu.com
Në hapje të fushatës së socialdemokratëve për zgjedhjet parlamentare kandidati për kancelar Frank-Walter Steinmeier ka shprehur pretendimin e tij për postin e kryetarit të qeverisë.Kush do të bëjë politikë të mirë për Gjermaninë, duhet të qeverisë, tha ai. Unë dua ta bëj këtë si kancelar, tha Steinmeier para 2.500 përkrahësve të partisë në Tempodromin në Berlin. Steinmeier theksoi, se ai paraqet nisjen drejt përmirësimit. Prej krizës ekonomike është grumbulluar shumë zemërim dhe indinjatë, tha ai. Si kandidat të parapëlqyer Partia Socialdemokrate përmend të Gjelbërit. Në rast se do të jetë i nevojshëm një koalicion tripalësh, në të do të përfshihen liberalët. Por kryetari i liberalëve Guido Westerwelle e refuzoi pardje edhe një herë një koalicion të tillë, të ashtuquajtur semafor. /dw/
Shtuar më 20/04/2009, ora 16:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori