Stacioni Hapësinor Kinez, përplasja me tokën e parashikuar ditën e Pashkëve
Stacioni hapësinor kinez, i cili prej disa ditësh kishte nisur rënien e tij drejt tokës, ka hyrë tashmë në atmosferën e tokës dhe pritet që të përplaset me tokën ditën e pashkëve. Mes zonave që mund të preken nga rrëzimin i këtij stacioni hapësinor është edhe Shqipëria, por pritet që pjesa më e madhe e tij të digjet në atmosferë dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Dita e pashkëve është parashikuar të jetë edhe dita në të cilën stacioni hapësinor kinez Tingong-1, i cili prej disa kohësh tashmë kishte dalë jashtë kontrollit, do të përplaset me tokën.

Stacioni hapësinor ka hyrë në atmosferën e tokës, ndërkohë që gjatë këtyre 48 orëve do të përjashtohen edhe vendet të cilat nuk do të jenë në rrezen e rrëzimit të kësaj strukture prej 8.5 tonëve. Sipas trajektores të cilën është duke ndjekur stacioni hapësinor, rrëzimi i tij mund të prek Italinë, Shqipërinë, Amerikën jugore, Amerikën veri- qendrore, Afrikën dhe Azinë qendrore.

15 agjenci hapësinore dhe një numër I madh I qendrave të kërkimeve hapësinore janë duke ndjekur lëvizjen e këtij stacioni hapësinor, ndërkohë që të dhënat e para sugjerojnë që struktura nuk është duke u ndikuar nga fushat elektromagnetike, gjë e cila siguron vazhdimin e rënies në të njëjtën trajektore.

Edhe pse Stacioni Hapësinor Kinez, Tingong 1, është një strukturë e madhe, pritet që pjesa më e madhe e tij të digjet gjatë udhëtimit në atmosferë dhe mbetjet të cilat mund të bien në tokë do të jenë shumë të vogla, duke mos paraqitur rrezikshmëri.
Tingong 1 u lëshua në hapësirë më 30 shtator të 2011 si stacioni I parë hapësinor laboratorik i Kinës, një prototip i një stacioni të 20 tonësh të cilin, Kina kishte parashikuar ta lëshonte më 2023. Në mars të 2016 shkencëtarët kinez raportuan në Kombet e Bashkuara se stacioni I tyre hapësinor kishte dalë jashtë kontrollit por pa dhënë një arsye për këtë. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori