Sërish alarm në Gjermani, stacioni i trenit në Hamburg sulmohet me gaz
Një tjetër sulm ka tronditur këtë mbrëmje Gjermaninë kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga sulmi i djeshëm.

Sipas mediave vendase, stacioni i trenitHamburg është sulmuar me gaz.

Nga të dhënat paraprake, 50 persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën. Në vendngjarje ndodhen dhe skuadrat e anti-terrorit. Sa i përket autorit, nuk ka ende asnjë informacion.

Kujtojmë se pasditen e djeshme një shqiptar nga Kosova sulmoi me hanxhar qytetarët në stacionin e trenit në Duseldorf duke plagosur disa vetë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori