Spiric: Dallimet per Kosoven, pengese per lidhjet me Serbine
Albeu.com
Kryeministri i Bosnjës, Nikola Spiriç, ka deklaruar se dallimet brenda vendit për statusin e Kosovës, kanë penguar përpjekjet e tij për të ndërtuar lidhje me Serbinë.“Tonet e ndryshme politike rreth Kosovës kanë ngadalësuar bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve”, ka thënë Spiriç, pas takimit me homologun e tij serb, Mirko Cvetkoviç. Deklaratat e Spiriçit vijnë pasi anëtari i presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiç, ka deklaruar të hënën se ai e mbështet sovranitetin e Serbisë pa Kosovën.
Shtuar më 21/07/2010, ora 19:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori