Spektakolare, Audi Q7 nxjerr kamionin nga dëbora (VIDEO)
Bora që ka përfshirë së fundmi disa pjesë të Evropës dhe të botës gjithsesi ka shkaktuar edhe probleme për vozitësit
Siç shkruajnë mediat e huaja, vështirësi të veçanta përjetuan sidomos shoferët e kamionëve në ngjitje malore.

Dhe një gjë e dëshmon një rast në rrugën Sarajevë-Foça e mbuluar nga bora, kur një kamion mbetet i bllokuar.

Por arsyeja pse është publikuar një video nuk është bllokimi i kamionit në borë, por një shofer, përkatësisht një automjet tjetër.

Bëhet fjalë për shoferin e një veture Audi Q7 me targa të Podgoricës i cili i erdhi në ndihmë shoferit të kamionit.

Duke u treguar “mjeshtër i vozitjes” ai e nxori kamionin nga bora.

Shtuar më 01/02/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori