Spektakli i fishekzjarreve që shoqëron ndërrimin e viteve nuk ka shkuar ashtu siç pritej në
plazhin Terrigal të Australisë.
Varka që mbante
fishekzjarret mori flakë, duke e shndërruar shumë shpejt festën në
kaos.
2 piroteknikë që gjendeshin në bordin e saj u hodhën në ujë për t’i shpëtuar shpërthimit, ndërsa qytetarët e mbledhur në zonë për të shijuar shfaqjen filluan të largoshin me
vrap.
Mediat lokale raportojnë se incidenti besohet të jetë shkaktuar nga një fishekzjarr që ka shpërthyer brenda kutisë së tij, duke nxitur një efekt domino tek
fishekzjarret e tjerë. tch/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 11:11