Speciali i SAS lufton i vetëm me terroristët në Kenia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një grup terroristësh sulmoi gjatë ditës së djeshme një hotel në kryeqytetin e Kenias, Nairobi duke vrarë disa prej turistëve që gjendeshin në të.

Për fat të mirë shumë të tjerë shpëtuan, ndërsa terroristët u vranë.

Mediat britanike janë fokusuar sot tek një anëtar i forcave speciale SAS, i cili u konfrontua i vetëm me armë me terroristët e Al Shabab duke vrarë disa prej tyre, raporton Albeu.com.

Personazhi i maskuar është kapur nga kamerat teksa futet në godinë dhe shpëton disa të plagosur. Më pas ai futet sërish për të luftuar direkt me terroristët që kishin pushtuar godinën.

Mediat nuk bëjnë të ditur identitetin e tij, por thonë se është një anëtar i forcave speciale SAS, i stërvitur gjithashtu nga Navy Seals të SHBA-ve dhe gjendej në Kenia për të stërvitur forcat vendase. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori