SPECIALE/ Turqia bën ushtrinë gati për luftë, por kush i pret përtej kufirit të Irakut Verior (FOTO LAJM)

Pëlqej
Autoritetet e Irakut Veriut kanë vendosur që të zhvillojnë referendumin për shpalljen e pavarësisë së kësaj zone nga Bagdati duke shkaktuar mjaft kundërshtime në rajon, ku Turqia por edhe vetë Iraku janë të vendosur që t'a ndalojnë atë qoftë edhe me forcë.

Sot Kuvendi i Turqisë pritet të kalojë një rezolutë që i lejon qeverisë angazhimin e ushtrisë edhe në operacione jashtë kufijve territorial të shtetit duke patur si objektiv Irakun e Veriut, shkruan Albeu.com.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i IrakutVeriut, Mesud Barzani, i biri i nacionalistit të njohur kurd Mustafa Barzani deklaroi më Zërin e Amerikës se nuk do të tërhiqeshin nga kjo rrugë edhe sikur t'a dinte që në fund të saj i priste vdekja.

Kjo deklaratë e fortë ka nxehur edhe më tej gjakrat në një kohë ku Turqia si edhe vetë qeveria e Irakut në Bagdat nuk përjashtojnë ndërhyrjen ushtarake, shkruan Albeu.com.

Madje, shefat e shtabeve të të dy shteteve janë duke u konsultuar sot në Ankara.

Ndërkohë që janë dy ushtri ato që kërcënojnë mbajtjen e këtij referendumi në Irakun e Veriut, Turqia dhe vetë Iraku, forca e kurdëve të IrakutVeriut fokusohet pikërisht tek Peshmergat.

Kush janë Peshmergat
Forcat "Peshmerga" (Përkthehet: Ata që përballen me vdekjen) janë formacione ushtarake që datojnë që prej vitit 1800, të cilët atëhere ishin organizuar në çeta për mbrojtjen e zonave kufitare.

Me rritjen e nacionalizmit kurd ata janë organizuar në formacione të mirëfillta ushtarake dhe sot numërojnë rreth 190 000 ushtarë dhe pajisje të mirëfillta për një ushtri.

Peshmergat luajtën rol kryesor për largimin e ISIS-it nga Iraku Verior ndërkohë që forcat e Irakut zyrtar lanë armët dhe dorëzuan bazat tek terroristët.

Forcat Peshmerga kanë në përbërjen e tyre edhe vajza dhe operojnë si një ushtri e rregullt.

Kohët e fundit janë furnizuar me armë moderne dhe mjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët kanë një bashkëpunim të hershëm që prej Luftës së I të Gjirit.

Në vitin 2015, SHBA-të ofruan 500 milion dollar logjistikë ushtarake ndaj këtij formacioni ushtarak duke e mbështetur në luftën kundër SISI-it, shkruan Albeu.com.

Gjithashtu, në luftën kundër ISIS, Peshmergat kanë shtirë në dorë një numër të madh fushash naftëmbajtëse duke përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e tyre.

Situata duket mjaft e tensionuar në zonë pasi janë të paktën katër shtete që preken direkt nga pavarësimi i një shteti me shumicë etnike kurde. Të tilla janë: Turqia, Iraku, Irani dhe Siria.

Një Kurdistan i pavarur në veri të Irakut do të nxiste edhe kurdët e tjerë që ndodhen në këto shtete që të bashkoheshin duke ngritur një shtet me më shumë se 15 milion banorë në këtë zonë shumë të nxehtë dhe tepër të pasur me naftë të Lindjes së Mesme.

Duket e tani është koha kur Lindja e Mesme po rindahet. Mbetet për t'u parë se cilat do të jenë rezultatet në fund. /Përgatiti: Albeu.com/


Shtuar më 23/09/2017, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori