Spanjë, policia arreston protestuesit (VIDEO)
Përvjetori i lëvizjes të së indinjuarve, e cila u krijua për të kundërshtuar masat e ashpra të kursimit është shënuar me një sërë protestash në shumë qytete të Spanjës.

Mijëra protestues u mblodhën në sheshin Puerta del Sol për të shprehur kështu zemërimin e tyre në një kohë që autoritetet u kishin thënë që deri në orën 22.00 të së shtunës duhet të braktisnin sheshin.

Ndërsa në orët e para të së dielës autoritetet policore kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, ndërsa kanë rrethuar godinën e qeverisë kanë bllokuar disa rrugë e po mundohen të mbajnë nën kontroll situatën. Protesta, por disi më të vogla u mbajtën edhe në Barcelonë dhe në rreth 80 qytete te vendit. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2012, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori