Spanjë, çelet fushata për zgjedhjet parlamentare
Është çelur gjatë ditës së sotme në Spanjë fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, ndërsa zgjedhjet e konsideruara vendimtare për të ardhmen e vendit janë fiksuar pas dy javësh.

Nga sondazhe paraprake të kryera në këtë vend dilet në konkluzionin se si pasojë e krizës ekonomike janë rritur pakënaqësirat në popull dhe se socialistët në pushtet të kryeministrit Zapatero pritet të humbasin me rreth 15%, përballë koalicionit të djathtë të Partisë Popullore,
Për të rënduar edhe më shumë gjendjen, përveçse defiçiti buxhetor është galopant, ekzistojnë shenja se vendi është duke shkuar drejt recensionit ekonomik.

Në këtë fushatë sloganet kryesore të PP-së lidhen me punësimin. Premtimi i tyre kryesor është se do të sigurojnë të punë për shumë prej 5 milion spanjollëve dhe 1,5 milion shtëpiakeve, që nuk kanë asnjë lloj të ardhure përveç asistencës së shtetit.

Qeverie e Zapateros lidhur me situatën e krijuar, përpiqet të mbrohet duke fajësuar situatën e keqe ndërkombëtare për dështimet e saj, por kjo nuk pritet që ta shpëtojë nga një prej humbjeve më të thella në histori përballë rivalëve të së djathtës./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori