Spanja shmang zgjedhjet e treta brenda vitit
Partia Socialiste e punëtorëve të Spanjës (PSOE) vendosi të autorizojë konservatorin Mariano Rajoy për formimin e një qeverie të re dhe t'i japë fund kështu një ngërçi politik duke shmangur zgjedhjet e treta brenda një viti në vend.

Delegatët e komisionit federal të PPSOE-së vendosën me shumicë me 139 vota pro dhe 96 kundër, të abstenonin gjatë votimit në mënyrë që ta lejojnë Rajoy në pushtet që prej fundit të vitit 2011, të formojë qeverinë e re, kësaj here në pakicë.

"Përsëritja e zgjedhjeve do të ishte në dëm të interesave të Spanjës dhe të spanjollëve, Ajo mund të dëmtonte gjithashtu socialistët, të cilët do të dukeshin si përgjegjësit kryesorë të kësaj paralize politike, të cilin nuk e do askush", thuhet në rezolutën e kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori