Spanja pranon "ofertën franceze" për të marrë emigrantë nga bordi i Aquarius
Spanja thotë se ka pranuar një ofertë nga Franca për të marrë disa prej 630 emigrantëve">emigrantëve të shpëtuar nga anija Aquarius, e nisur nga Libia por e lënë në det për më shumë se 24 orë nga Italia, e cila mbylli portet duke mos lejuar ankorimin.

Zv/kryeministri spanjoll Carmen Calvo tha se qeveria franceze do të punojë së bashku me Spanjën për të trajtuar ardhjen e emigrantëve">emigrantëve. Ata janë planifikuar të zbarkojnë në Valencia të dielën.

Madridi zyrtar tha se ata emigrantë që shprehën dëshirën për të shkuar në Francë, do të lejohen ta bëjnë këtë. Ndërkohë, roja bregdetare spanjolle tha se kishte shpëtuar 933 emigrantë dhe ka gjetur katër trupa në Mesdhe të premten dhe të shtunën.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka miratuar një qëndrim miqësor ndaj emigrantëve">emigrantëve që nga marrja e postit të tij dy javë më parë. Emigrantët në bordin e Aquarius kaluan 20 orë në gomone të mbipopulluara përpara se të shpëtoheshin jashtë bregut libian.

'Ata kanë kaluar një javë në bordin e anijes shpëtuese në det të hapur dhe shumë prej tyre janë prekur nga sëmundja e mushkërive. Emigrantët do të takohen nga një ekip prej 2,300 personash, kryesisht punonjës shëndetësorë, kur Aquarius të ankorohet të dielën.Pastaj do t’u jepet një zgjedhje nëse do të shkojnë në Francë, nëse vërtetohet se ata kanë një kërkesë për azil" ka thënë ministri i jashtëm francez.

Fati i anijes shkaktoi një grindje diplomatike midis Italisë dhe Francës, me presidentin francez Emmanuel Macron që e akuzoi Italinë për “papërgjegjëshmërinë” që tregoi duke mbyllur portet.

Ndërkohë, Italia thotë se është e padrejtë që vendet në vijën e frontit të BE-së të marrin përsipër shumicën e barrës së trajtimit të fluksit të emigrantëve">emigrantëve.

Reforma e migracionit ka të ngjarë të jetë një temë kryesore në një takim të liderëve të BE më pas këtë muaj, pasi shumë vende vazhdojnë të ballafaqohen me pasojat politike të shkaktuara nga një fluks i emigrantëve">emigrantëve gjatë viteve të fundit.
Shtuar më 16/06/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori