Zgjidhet kriza e 600 emigrantëve të mbetur "peng" në mes të detit
Në bordin e anijes Aquarius gjenden 629 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, prej tyre 123 të miturpashoqëruar, 11 fëmijë dhe 7 gra shtatzëna.

Spanja ka bërë të ditur se do t’i pranojë mbi 600 emigrantë të cilët janë bllokuar në një anije në det të hapur.

Në bordin e anijes Aquarius gjenden 629 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, prej tyre 123 të miturpashoqëruar, 11 fëmijë dhe 7 gra shtatzëna.

Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, kishte refuzuar t’ju dalë në ndihmë e nuk ka lejuar zbarkimin në shtetin e tij të emigrantëve të nisur nga brigjet e Libisë.

Salvini, njëkohësisht zv/kryeministër dhe kryetari i Lega Nord kanë deklaruar se i takon Maltës që të ankorojë anijen me emigrantë, e t’i lejojë ata të zbresin.


Shtuar më 11/06/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori