Spanja kundër pavarësisë së Katalunjës
Pëlqej
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka dorëzuar sot një ankesë në Gjykatë, duke thënë se nuk e pranon kërkesën e Presidentit të Katalisë, Artur Mas, për mbajtjen e një referendumi.

Sipas kryeminiistrit të Spanjës, referendumi për Katalunjën është ilegal.

Rajoy theksoi se nëse Katalunja do të pavarësohej, kjo do të bënte që kjo pjesë të ndahej nga Spanja dhe nga pjesa tjetër e Evropës.

Katalunja është zona më e zhvilluar industriale e Spanjës, me 7.5 milionë banorë dhe përbën 20 përqind të ekonomisë së shtetit spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori