MATURA/ Nuk zgjat më shumë se 10 minuta, publikohen tezat e Biologjisë, Fizikës dhe Qytetarisë

Maturantët janë ulur për herë të katërt në banka për të zhvilluar këtë herë provimin me zgjedhje.

Sapo kanë kaluar 10 minuta nga nisja e provimit, në rrjet është publikuar tezat e Bilogjisë, Fizikes dhe qytetarisë.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Kjo tanimë është bërë një “traditë” në vendin tonë, e cila ndodh prej vitesh./albeu.com