Sot zgjedhjet lokale ne Mal te Zi
Albeu.com
Në 14 komuna të Malit të Zi, dhe në dy komuna urbane (Tuz e Golloboc) – në Podgoricë, Andrijevicë, Tivar, Ulqin, Berane, Bijello Pole, Danillovgrad, Zhablak, Kollashin, Plavë, Pluzhinë, Plevle, Rozhajë dhe Shavnik, sot ka filluar votimi për parlamentet vendore.
Vendvotimet, sipas agjencive malaziase të lajmeve, janë hapur në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllën në orën 21.
Në Ulqin garojnë 9 lista, prej tyre 7 janë shqiptare.
Trupi votues aktual në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit është 17.947 qytetarë me të drejtë vote. Edhe në këtë fushatë paraelktorale beteja më e madhe dhe e paparë e partive dhe koalicioneve shqiptare dhe atyre qytetare, u zhvillua në Anë të Malit, e banuar kryesisht me popullatë autoktone shqiptare. Karshi një atmosfere shumë të nxehtë, me tone dhe retorikë të ashpër, promovimet partiake përfunduan pa asnjë incident.
Kuvendi i Ulqinit ka 33 vende, edhe në historinë e tij pluraliste njëzetvjeçare, elektorati asnjëherë nuk qenë më i përçarë.


Një atmosferë e ngjashme ka mbyllur edhe fushatën paraelektorale në Malësi, ku dy grupimet rivale politike, ai i partive nacionale shqiptare “Koalicioni për Malësinë”, i përbërë nga Lidhja Demokratike, Alternativa shqiptare dhe Iniciativa qytetare,si dhe koalicioni “Për Tuzin evropian” – Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Ferhat Dinoshës, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Djukanovic-it dhe Partia Boshnjake me në krye Dr. Nexhat Dresheviq, kanë paraqitur ofertat politike para malësorëve.

Partitë nacionale shqiptare të Malësisë, me listën e tyre të përbashkët, të kryesuar nga Smajl Maliq Çunmulaj, garojnë edhe për Kuvendin e Kryeqytetit, Podgoricës.

Në garë për këshilltarë komunash, shqiptarët garojnë edhe në Plavë e Rozhajë, por jo me shumë gjasë që marrin shumë poste.

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi nuk monitorohen as nga vëzhgues ndërkombëtarë, as nga organizatat vendore joqeveritare.
Shtuar më 23/05/2010, ora 12:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori