Sot votëbesimi i qeverisë kroate
Parlamenti kroat do të votojë sot për kërkesën e opozitës për votimin e mosbesimit të qeverisë konservative të kryeministres Jadranka Kosor, transmetojnë mediat kroate.

Kërkesa për votëbesimin u parashtrua nga partitë opozitare në krye me Partinë Socialdemokrate e cila e akuzon qeverinë për korrupsion.

Deputetët e opozitës grumbulluan 58 nënshkrime - pothuajse dy herë më shumë se një të pestën që nevojiten nga gjithsej 153 deputetë në Sabor.

Shumica qeveritare, e përbërë na deputetë të Bashkësisë Demokratike KroateKosorit, të Partisë Kroate Fshatare dhe tetë deputetë të pakicave kombëtare, ka në dispozicion 81 vota. Kjo ka një shumicë jo të konsiderueshme në parlament dhe mundet që qeveria të rrëzohet.

Nga ana tjetër, në anketat e fundit Partia Socialdemokrate tregoi kryesim të konsiderueshëm mbi HDZ-në e Kosorit një vit para zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kroaci. (albeu.com)
Shtuar më 27/10/2010, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori