Sot pritet dorëheqja e Kryeministrit të Italisë Enrico Letta
Enrico Letta nuk ka mundur të jetë as për një vit të plotë në krye të qeverisë pasi tani po jeton orët e tij të fundit në krye të detyrës, pas një votim brenda partisë së tij ku u vendos që të mbështetej një qeveri të re me në krye Matteo Renzi.

Letta konfirmoi se gjatë ditës së sotme do të takojë presidentin Napolitano, për t'i paraqitur dorëheqjen.

Matteo Renzi i cili është kryebashkiaku i Firences dhe një prej politikanëve më karizmatikë dhe popullorë në Itali do të jetë kryeministri i ri i Italisë.

Ai e kishte kritikuar qeverisjen e Lettës që në momentin e zgjedhjes në krye të PD-së në muajin Dhjetor.

Pasditen e së enjtes, në marrjen e fjalës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Partisë demokratike, Renzi nenvizoi se kishte ardhur nje moment kur ndryshimi i qeverise ishte bere i domosdoshem. Ndërsa Kryeministri Letta vendosi që të mos merrte pjesë.

Ndonëse relativisht pa përvojë, statistikat tregojnë se Renzi është shndërruar në një prej politikanëve më të pëlqyer nga italianët dhe ndonëse një ndryshim potencial i qeverisë do të vinte në një moment të keq për vendin, besohet se italianët mund ta mirëpresin këtë "rokadë".

Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, është shprehur se vendimi për një ndryshim të mundshëm të qeverisë i përket vetëm Partisë Demokratike, e cila në Itali është një parti e qendrës së majtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2014, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori